Të nderuar bjeshkatarë, të nderuar miq dhe dashamirë të natyrës.

Më paraqet nder dhe kënaqësi që në pika të shkurtëra të elaboroi se si erdhi deri te themelimi i Unionit të Shoqatave Bjeshkatare Shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Bjeshkataria si sport në etnitetin shiptar këtu në Maqedoninë e Veriut daton në dhjetëvjetëshin e fundit, edhe pse entuziastë dhe dashamirë të bjeshkatatrisë si individë ka pasur edhe më heret. Por formën e organizuar bjeshkataria e mer në 10-të vjetëshin e fundit me çrast formohen shoqata / klube bjeshkatare të cilat regjistrohen në Regjistrin Qendror të R.M.V. dhe veprimtaria e tyre zyrtarizohet dhe mer formë të organizuar. Edhe pse relativisht të rinj në këtë veprimtari, rezultatet e këtyre viteve dëshmojnë për një përkushtim dha dashuri ndaj natyrës që do tia kishin zili edhe shoqatat më me përvojë rajonale.

Sot, në R.M.V. veprojnë shumë shoqata bjeshkatare shqiptare të cilat kanë vendosur një bashkëpunim të shkëlqyeshëm, dhe shpesh në bashkëpunim me njëra tjetrën zhvillojnë aktivitete të përbashkta bjeshkatare të cilat kanë për qëllim zhvillimin e turizmit malorë, promovimin e bjeshkatarisë, mbrojtjen e ambientit, kujdesin ndaj natyrës dhe krijimin e lidhjeve miqësore me njëri tjetrin. Ngjitja e majeve të larta dhe të rënda, e ndryshon karakterin e çdo njeriu i cili fillimisht ky mision i duket i pa aritshëm, por njeriu i tejkalon të gjitha sfidat që i dalin rrugës e posaçërisht kur është me miq të cilët këto ngjitje ti bëjnë të lehta dhe të përballueshmesa që nga njëherë çuditesh me veten the thua me vete “athua vërtet arrita majen?”. Soditja e majeve të larta, që padyshim paraqet mrekulli në vete, shpirtërisht të mbush përmbrenda dhe të shton devotshmërinë ndaj krijuesit i cili na ka dhuruar këto bukuri të paçmuara dhe na bën më të përkushtuar dhe të devotshëm në këtë rrugëtim tonin që e quajmë jetë. Në historikun e shoqatave bjeshkatare të cilat viteve të fundit çdo ditë e më tepër janë duke u shtuar dhe numri i tyre është në rritje e sipër, të cilat zhvillojnë aktivitete të shpeshta, disa edhe javore, secila në vete dhe veçmas kan aritur përvoja dhe rezultate mahnitëse. Në këtë drejtim, që të mund edhe neve ti ndajmë këto përvojat tona me shoqatat tjera bjeshkare nga R.M.V. dhe të marim përvoja nga të tjerat, dhe të gjithë së bashku të krijojmë një ambient bashkëpunimi me qëllim të aritjes së rezulltateve sa më të mira në fushën e bjeshkatarisë, filloi edhe regjistrimi i këtyre shoqatave në institucionet përkatëse me çka u hap mundësia që këto shoqata të anëtarsohen dhe të jenë pjesë e Federatës së Sporteve Malore të R.M.V. Me një qëllim të sinqertë dhe të ndershëm shoqatat bjeshkatare shqiptare: ShBE “Shkupi” - Shkup, ShM “Gryka e Dërvenit” - Saraj, ShA “Nivishta– Reka e Epërme,, - Mavrovë-Rostushë, ShB “Ujëmiri” – Kërçovë dhe ShBA “Dardania” - Shkup të gjitha këto 5 (pesë) shoqata anëtare të Federatës së Sporteve Malore të Maqedonisë së Veriut morën pjesë në punimet e kuvendit zgjedhor të rregullt të F.S.M. të R.M.V. mbajtur me 4 Qershor 2022. Në punën e kuvendit morën pjesë aktive shoqatat bjeshkatare shqiptare dhe dhanë një kontribut të vlefshëm në mbarvajtjen e punës së kuvendit zgjedhor, në të cilin duheshte të zgjedhen organet e reja të Federatës. Pas realizimit të procedurës së votimit dhe shpalljes së rezulataeve u konstatua se në organet udhëheqëse të Federatës nuk ariti të zgjedhet asnji kandidat shqiptar të propozuar nga shoqatat bjeshkatare shqiptare. Të pakënaqur me këto rezultate shoqatat e latëprmendura me date 28 Qershor 2022, iu drejtuan F.S.M.me kërkesë dhe kërkuan urgjentisht kryetari i sapozgjedhur të thëret kuvend të jashtëzakonshëm për të ndryshuar Statutin e Federatës dhe në përputhje me Rregullativën Ligjore të R.M.V. të mundësohet realizimi i kërkesave, të përfshira në pesë pika, edhe ate:

1. Përfaqësimi adekuat i shoqatave shqiptare organet udhëheqëse dhe komisionet e Federatës.

2. Përdorimi i gjuhës shqipe në komunikim zyrtar dhe mbajtjes së provimeve me shkrim në

gjuhën shqipe.

3. Caktimi i ndonjërës nga shoqatat shqiptare për menaxhim me shtëpitë malore.

4. Shënimi i shtigjeve malore edhe në gjuhën shqipe pos në gjuhën maqedone dhe angleze.

5. Librezat e anëtarëve të jenë edhe në gjuhën shqipe.

Kësaj kërkese iu bashkangjit edhe një memorandum për bashkëpunim i lidhur ndërmjet 5 shoqatave / klubeve shqiptare anëtare të F.S.M. me qëllim të vendosjes së bashkëpunimit të ngushtë deri në realizimin e kërkesave tona të përbashkëta.Kërkesat e parashtruara u nënshkruajtën dhe u vulosën nga 5 shoqatat e lartëpërmendura dhe iu dorzuan F.S.M të R.M.V. Kryetari i Federatës në një takim me të gjithë përfaqësuesit e 5 shoqatave, parashtruese të kërkesave, i ballafaquar me zhvillimet e papriturra, premtoj se do ti shqyrton kërkesat dhe do të gjendet mundësi për të vazhduar bashkëpunimin e deritanishëm. Ndërkohë kryetari i Federatës në mënyrë tinzake, një nga një i ftoj kryetarët e shoqatave që të jenë pjesmarës në punën e kryeisisë por pa të drejtë vote. Shoqatat Bjeshkatare unanimish e refuzuan këtë qasje të bashkëpunimit pos ShBE ,,Shkupi,, e cila vendosi që të shkëputet nga grupi i 5 shoqatave bjeshkatare shqiptare përkundër nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim për realizimin e synimeve të lartëprmendura dhe u shkëput nga 4 shoqatat të cilat vendosën që kët punë ta çojnë deri në fund. ShBE ,,Shkupi,, vendosi të ndjekë rrugë të veten dhe të kthehet në suaza të F.S.M. të R.M.V. dhe këtu ndërperu bashkëpunimin me 4 shoqatat tjera shqiptare për të vazhduar e vetme në F.S.M. ku dhe shkeli mbi memorandumin për bashkëpunim, që e kishte nënshkruar edhe vet ajo. Edhe pas 10 muajve pritje, Federata mbeti e shurdhur dhe nuk e pa të arsyeshme të jep asnjë lloj përgjigje, qoftë edhe negative. Të indinjuar nga kjo sjellje injoruese e Federatës, 4 (katër) shoqatat bjeshkatare shqiptare: Gryka e Dërvenit nga Saraji, Nivishta - Reka e Epërme nga Mavrovë Rostushë, Ujëmiri nga Kërçova dhe Dardania nga Shkupi, organizuan nji takim, ku të ftuar ishin të gjitha shoqatat bjeshkatare shqiptare që veprojnë në R.M.V. pra edhe shoqatat bjeshkatare që nuk ishin anëtare të F.S.M. Ky takim u realizua me 17 Maj 2023 në lokalet e ShMQSH ,,Saraj,, në Saraj, ku përveç katër shoqatave që ishin iniciatore të këtij takimi, morën pjesë edhe Shoqata Bjeshkatare ,,Bukuritë e Sharrit,, nga Bogovina, Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “Natyra” nga Saraj – Shkup, Shoqata Malore Alpiniste “Gazi Baba” – Shkup, Shoqata Bjeshkatare “Tetova” nga Tetova dhe KBC ,,Dibra,, nga Dibra, me nga dy përfaqësues nga secila shoqatë. Në këtë takim u zhvillua një debat i frytshëm reth situates së krijuar në raport me F.S.M., dhe pas shterjes së dsikutimeve të gjithë njëzëri, u pajtuan që të nisë iniciativa për formimin e Unionit të Shoqatave Bjeshkatare Shqiptare në R. e M. së Veriut, me përjashtim të përfaqësuesëve të ShB ,,Tetova,, nga Tetova të cilën u deklaruan se ata nuk kan autorizim nga kryesia për të marë vendim dhe se pas mbajtjes së mbledhjes në kryesinë e tyre do të na njoftojnë se a do të jenë pjesë e kësaj iniciative, përgjigje të cilën nuk e morëm deri më sot. Me këtë rast u zgjodh edhe grupi punues i përbërë nga kryetarët e 8 (tetë) shoqatave të cilët u obliguan ti bëjnë të gjitha pregaditjet e duhura për mbajtjen e kuvendin themelues të Unionit të Shoqatave Bjeshkatare Shqiptare në R. e M. së Veriut. Në përputhje me këtë vendim me datë 9 Qershor 2023 shoqatat shqiptare e njoftojnë F.S.M. të R.M.V. se prej kësaj date këto 4 shoqata nuk janë anëtarë të F.S.M. të R.M.V. dhe vendosën të ndërpresin bashkëpunimin me federatën dhe të gjejnë zgjidhje të përshtatshme për ti realizuar vet këto të drejta Ligjore dhe programore. Si rezultat i kësaj pune, me datë 17 Qershor 2023, në sallën e komunës së Çairit u mbajt kuvendi themelues i Unionit të Shoqatave Bjeshkatare Shqiptare, ku u zgjodhën organet udhëheqëse, kryetari, kryesia, dhe komisioni mbikqyrës, për kryetar u zgjodh Fari Rexhepi nga Shoqata Bjeshkatare Alpiniste ,,Dardania,, nga Shkupi. Pas mbajtjes së kuvendit zgjedhorë u dorëzua kërkesa në Regjistrin Qendror të R.M.V. dhe me 01 Gusht 2023 pranuam përgjigje pozitive, gjegjësisht aktvendimin për rgjistrimin e UShB nga institucioni i lartëpërmendur. 8 (tetë) Shoqatat / Klubet bjeshkatare që morën pjesë në kuvend ose më mirë të themi shoqatat bjeshkatare themeluese të UShB janë:

1.Shoqata Malore ,,Gryka e Dervenit,, - Saraj

2.Shoqata Alpiniste ,,Nivishta – Reka e Epërme,, - Mavrovë-Rostushë

3.Shoqata e Bjeshkatarëve ,,Ujëmiri,, - Kërçovë

4.Shoqata Bjeshkatare Alpiniste ,,Dardania,, - Shkup

5.Shoqata Bjeshkatare Alpiniste ,,Natyra,, - Saraj

6.Shoqata Bjeshkatare ,,Bukuritë e Sharrit,, - Bogovinë

7.Klubi i Bjeshkatarisë dhe çiklizmit ,,Dibra,, - Dibër

8.Shoqata Malore Alpiniste ,,Gazi Baba,, - Shkup

Pregaditi: Mitat Shaqiri, anëtar i Kuvendit të Unionit të Shoqatave Bjeshkatare, i deleguar nga

Shoqata Bjeshkatare Alpiniste ,,Dardania,, - Shkup


Kryetar i Unionit të Shoqatave Bjeshkatare

FARI REXHEPI